Korçë, biznesmeni: Ja si grabitësit e veshur si policë më lidhën dhe më morën paratë në shtëpi
  • 5 years ago
Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesën e një biznesmeni mbrëmjen e djeshme në fshatin Çiflig të Korçës. Autorët të veshur si policë mësohet se nën kërcënimin e armës tip kallashnikov kanë lidhur çiftin burrë e grua rreth 50-vjeç dhe i kanë dhunuar, ndërsa më pas kanë marrë 160 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët. Novruz dhe Sadete Vila tregojnë se autorët që i lidhën dhe më pas i grabitën ishin të veshur si policë. "Tre persona të maskuar u futën brenda në banesë, ishin të veshur me uniformë që lexonte policia dhe të armatosur.

Më goditën mua dhe gruan dhe na lidhën. Më pas nisën të kontrollojnë shtëpinë dhe morën 1.6 milionë lekë" deklaroi ai. Novruz Vila tregon se është pronar i një gomisterie dhe anije peshkimi në Durrës.
Recommended