Ora News - Dibër: Policia ndjek grabitësit e banesës e arreston 2. Ikin ata me paratë e vjedhura

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash.

Policia është vënë në ndjekje të tyre.

?Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat.

Policia ka rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijur ndjekjen dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën rrethim është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, banues në Kukës.

?Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës, kanë mundur të largohen duke marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H, shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një automjet tip 'Opel'.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/diber-policia-ndjek-grabitesit-e-baneses-e-arreston-2-ikin-ata-me-parate-e-vjedhura

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended