Report TV - Djegia e banesës ku vdiqën burrë e grua, flet kryetari i Bashkisë Pukë

  • 5 years ago
Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, është ndër personat e parë që është gjendur në fshatin Breg të Pukës, aty ku humbën jetën mes flakëve të zjarrit çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Dava Ndoj, 46 dhe 35 vjeç. Fatmirësisht, në mesin e kësaj tragjedie, shpëtuan 4 fëmijët e çiftit dhe gjyshërit e tyre, e moshuara e paralizuar. Sapo kanë ndjerë zjarrin në orët e para të mëngjesit, fëmijët kanë shpëtuar njëri-tjetrin duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës.

Kanë mundur të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar dhe të moshuarin 82-vjeçar Pal GJoni, i cili ndjeu i pari zjarrin. Çifti i bashkëshortëve u gjetën të shkrumbuar në dhomën e gjumit, pranë njëri-tjetrit, ndërsa kishin tentuar të dilnin, por nuk mundën pasi u asfiksuan nga tymi.

Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët. Bashkëfshatarët kanë shkuar në vendngjarje për të shpëtuar çtë mundnin. Kryebashkiaku thotë se ka parë një tronditje të madhe në radhët e banorëve.

"Deshi zoti dhe fati që një pjesë e familjes së tyre doli pa problematika. Ne bëmë një veprim jashtëzakonisht të mirë në kohë dhe afat të caktuar, por koha për ti minimizuar këto fatkeqësi ishte shumë e shkurtër. Isha prezent kur u bë nxjerrja e trupave, ndjej një tronditje të rëndë psikologjike kur pash tek bashkëqytetarët e mi një dramë të madhe, për mua do të jem në kujtesën time...", tha kryetari i Bashkisë së Pukës pas tragjedisë.

Tashmë të shpëtuarit ndodhen në banesën e të afërmit të tyre, xhaxhait. Bashkia, dhe një biznesmen kanë marrë përsipër të ndërtojnë shtëpinë e shkrumbuar. DO të jetë gati për 40 ditë tha kryebashkiaku Gjonaj.

Recommended