Report TV - Memaliaj, gruaja: Grabitësit na thanë: “Paratë se ju q.. r...”

  • 5 years ago
Një ditë pas grabitjes në qytetin e Memaliajt, të tregtarit Mustafa Mustafai, flet bashkëshortja e tij. Thëllënxa Mustafai, 67 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen për Report Tv me detaje. Ajo thotë se dy grabitësit kanë zbritur nga një makinë e bardhë me kanë shkuar tek dyqani. Dy të rinjtë e maskuar kanë kërkuar paratë nën kërcënimin e pistoletës dhe kanë qëlluar të dy të moshuarit. Thëllënxa Mustafai thotë:

Kanë qenë dy të rinj, kanë dalë nga një autoveturëq bardhë. Kanë hyrë furishëm në derën e dyqanit dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të gjitha paratë që kanë patur në dyqan. Erdhën dhe njëri prej tyre tha: Paratë se të q*** r***t. Na qëlloi me qytën e pistoletës, më goditi dhe në dorë. E shtyva t?i hiqja maskën. Më vrau shumë, mori djersën time.

Thëllënxa Mustafai, gruaja e tregtarit
Ditën e djeshme, një grabitje ndodhi në Memaliaj, ku dy hajdutë kanë grabitur 50 mijë lekë të reja nën kërcënimin e pistoletës në dyqanin e tregtarit, Mustafa Mustafai.

Recommended