Report Tv - Memaliaj, e dhunoi burri me sqepar, gruaja tërheq denoncimin

  • 6 years ago
Dje u dhunua barbarisht nga bashkëshorti, sot 57-vjeçarja Antoneta Myrtaj nga Memaliaj, ka kërkuar nga ana e policisë që të tërheqë denoncimin për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, 65-vjeçari Ferik Myrtaj. Report tv sot ka takuar 57-vjeçaren dhe kjo e fundit nuk ka mundur të flasë më gjatë, por ka deklaruar se ka thirrur oficerin e prokurorisë për të tërhequr denoncimin që ka bërë ndaj bashkëshortit të saj.

E pyetur se si ka ndodhur ngjarja për të rikonfirmuar atë që ka shprehur një ditë më pare, ajo sot nuk ka mundur të kthejë përgjigje, pasi gjendja shëndetësore e saj është mjaft e rënduar.

Recommended