Ora News - Zbardhet vrasja në Korçë, xhaxhai dhe dy nipërit dhunuan 56-vjeçarin për vdekje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Korçës ka zbardhur vrasjen e 56 vjeçarit Nevrus Fiqi mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar pasditen e sotme, policia thotë se ka ndaluar tre persona, të cilët dyshohet se kanë dhunuar deri në vdekje 56-vjeçarin.

Të ndaluarit janë xhaxhai dhe dy nipërit:

? Arben Nazif, 56 vjeç,

? Emiljano Nazif, 30 vjeç

? Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij).

"Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 23.08.2018, rreth orës 16:00, këta shtetas në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin N.F, 56 vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij", sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbardhet-vrasja-e-56-vjecarit-ne-korce-xhaxhai-dhe-dy-niperit-e-dhunuan-vdekje

Recommended