Ora News - Plagosja në Mirditë 4 persona dhunuan dhe plagosën me armë 26 vjeçarin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Katër persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia si autorë të atentatit 26 vjeçarit Frederik Leka, mbrëmjen e së premtes në Mirditë.

Ata i bënë pritë të riut dhe pasi e dhunuan me mjete të forta e qëlluan me armë zjarri duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe shpatull.

"Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N., A.N., V.P., si edhe A.P., banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.,"- informon policia e Lezhes.

Ngjarja u shënua në vendin e quajtur "Kroji Shtogut"

Dyshimet e policisë janë sulmi është pasojë e konflikteve të vjetra të mes autorëve dhe të plagosurve.

Por në këtë pikë, policia tregohet e rezervuar në detaje, pasi thekson se çështja është ende nën hetim dhe aktualisht po punohet për kapjen e katër personave në kërkim.

Autorët, identitetet e të cilëve nuk jepen të plotë, janë banues në Lezhë e Mirditë, dy bashki ku janë përqendruar edhe operacionet e policisë për ti arrestuar.

Frederik Leka, mori ndihmën e parë në spitalin lokal dhe më pas është sjellë për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burimet thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në 2013 iu vra i ati

Duke marrë në analizë dinamikën e sulmit, dyshohet se autorët kanë dashur ti japin një mesazh të fortë 26 vjeçarit Leka.

Ky i fundit, rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i dënuar në Greqi me 4 vjet burg për lëndë narkotike.

Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë dhe babai Mark Leka me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/plagosja-ne-mirdite-4-persona-dhunuan-dhe-plagosen-me-arme-26-vjecarin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended