Burg dy vëllezërve durrsakë që dhunuan për vdekje 60-vjeçarin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë dy vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, të cilët mbrëmjen e së martës rrahën për vdekje 60-vjeçarin, Agim Arapi në qytetin e Durrësit. Me pranga në duar, ata u shoqëruan në ambientet e brendshme të gjykatës. Autorët nuk pranuan të flisnin para trupit gjykues, duke kërkuar një masë më të lehtë nga Gjykata, nëpërmjet avokatëve mbrojtës. Në fund, relatorja e çështjes Eda Kaja, i la nën masën e sigurisë ?arrest me burg?. Dy vëllezërit akuzohen për sulmin me pasojë vdekjen e Agim Arapit. Shkak për konfliktin mes autorëve dhe viktimës u bë një qira e papaguar prej 13 mijë lekësh, që dy vëllezërit nuk ia kishin shlyer viktimës. Detyrimi i papaguar, sipas hetimit të deritanishëm, ishte per një tub aspirimi që kalonte nga piceria në pronësi e vëllezërve Ekonomi, nëpërmjet pronës së 60-vjeçarit. Gjithashtu, i pranishëm në ngjarje ishte edhe dhëndri i dy autorëve të arrestuar, Jurgen Kurti. Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, pasi nuk u provua pjesëmarrja në krim.

Recommended