RTV Ora – Korçë: Të veshur si policë, hajdutët grabisin banesën e biznesmenit, lidhin çiftin

  • 5 years ago
#rtvora
Persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e një biznesmeni dhe pasi e kanë lidhur atë dhe bashkëshorten i kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash si dhe sende me vlerë.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 6 prillit, 2019 në fshatin Çiflig të Korçës.

Sipas informacioneve të para dyshohet se autorët kanë qenë tre persona, ndërsa pronari i banesës thotë se kishin aksent verior.

Nevruz Vila rrëfen momentin: "Po hanim darkë me bashkëshorten. Më lidhën duart dhe gojën mua dhebashkëshortes. Mua më morën lekët që kisha në xhep, nja 1.6 mln lekë si dhe më hoqën varësen që kisha në qafë. Mirë që u shkëput lehtë ajo. Pastaj dëgjuam zhurmë në dhomat e gjumit. Na thanë të mos lëvizim"

Vila tregon se është pronar i një gomisterie servis dhe anije peshkimi Durrës dhe se në xhep kishte pasur lekët e xhiros së biznesit të tij.

Autorët kanë qenë të veshur me uniforma policie. Vila tregon se policia e ka gjetur me duar të lidhura.

Zyrtarisht nga policia e Korçës nuk ka asnjë njoftim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/korce-hajdutet-hyjne-ne-banese-lidhin-ciftin-dhe-i-vjedhin-parate
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended