Ora News - Hajdutët thyejnë dhe dhunojnë kishën e Shën Thanasit, grabisin paratë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kisha e Shën Thanasit në kodrat e Korçës ra pre e grabitjes dhe dhunimit.

Sipas policisë ngjarja besohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur persona ende të paidentifikuar kanë thyer me mjete te forta derën e pasme të Kishës dhe kanë hyrë brenda objektit të kultit.

Ata kanë shkatërruar arkat ku besimtarët hedhin para dhe atë kur mbahen paratë e shitjes së qirinjve.

Ngjarja e përsëritur ka ngjallur reagimin e fortë të përfaqësuesve të kishës Ortodokse në Korçë sipas të cilëve fenomeni është kthyer gati në një situatë lufte.

Përfaqësuesi i Kishës, Robert Vangjeli: ?Një shkatërrim i tillë mund të bëhet vetëm në vendet e luftës. Këto 30 vite të demokracisë, një shkatërrim i tillë nuk i ka ndodhur asnjëherë kishës sonë.?

Shuma e grabitur nuk dihet, pasi arkat sipas procedurave të kishës hapen një herë në muaj me komision. Ndërsa autorët dyshohet se me problematika sociale.

Përfaqësuesi i Kishës, Robert Vangjeli: ?Pasi kanë hyrë nga dera, kanë thyer xhamat. Më pas kanë shkalluar 4 arkat e besimtarëve dhe një arkë të qirinjve. Janë të droguar se nuk vjen njeri të vjedhë pak lekë. Kisha nuk ka shumë lekë."

Kisha e Shën Thanasit është e pajisur me sistem alarmi por në momentin e vjedhjes ai nuk ka funksionuar.

Vjedhja e objekteve të kultit është një kthyer në një fenomen shqetësues në qarkun e Korçës.

Kryesisht kishat Ortodokse janë vjedhur me thyerje në mënyrë të përsëritur, jo vetëm për të marrë paratë por edhe vlera të trashëgimisë.

Në të shumtën e rasteve Policia e Korçës ka dështuar për të identifikuar autorët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/grabitet-kisha-e-shen-thanasit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended