Futen nga dritarja e tualetit, i grabisin e tentojnë të mbysin çiftin e të moshuarve në Gjirokastër
  • 4 years ago
Dy të moshuar janë grabitur me dhunë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit. Kanë qenë dy grabitës të cilët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati dhe aty kanë mbajtur peng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa të jepnin të hollat që kërkonin.

Sipas dëshmisë së Laze Shehut 78 vjeç, grabitësit i kanë keqtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mbysnin nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur të hollat. Laze Shehu u ka dhënë shumën që kishin, 180 mijë lekë të vjetra që ishte qiraja e banesës ku jetojnë.Në këtë moment dy keqbërësit të maskuar kanë qëlluar me grushte dy pleqtë dhe janë larguar duke sharë dhe ofenduar. Menjëherë çifti i te moshuarve kanë lajmëruar policinë. Sipas burimeve zyrtare deri tani janë shoqëruar në polici 4 persona si të dyshuar për grabitjen me dhunë të çiftit të moshuarve Shehu.
Recommended