Hajdutët u futën nga dritarja e tualetit dhe i grabitën, e moshuara në Gjirokastër: Më kapi për fyti

  • 4 years ago
Dy të moshuar janë grabitur me dhunë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit. Kanë qenë dy grabitës të cilët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati dhe aty kanë mbajtur peng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa të jepnin të hollat që kërkonin.

Sipas dëshmisë së Hismet Shehajt 78 vjeç, grabitësit i kanë keqtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mbysnin nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur të hollat. Shehaj u ka dhënë shumën që kishin, 187 mijë lekë që ishte qiraja e banesës ku jetojnë.

Në këtë moment dy keqbërësit të maskuar kanë qëlluar me grushte dy pleqtë dhe janë larguar duke sharë dhe ofenduar. Menjëherë çifti i te moshuarve Hismet dhe Luiza Shehaj kanë lajmëruar policinë. Blutë e Gjirokastrës fillimisht shoqëruan 4 persona, njëri mes të cilëve ishte autori ndërsa tjetri është në kërkim.

I arrestuari i identifikuar nga dëshmia e të moshuarve, fqinjit efektiv policie, por edhe sendet e gjetura pranoi krimin duke deklaruar para grupit hetimor se "Më duheshin lekët".

Pas dëshmisë në polici,  çifti i të moshuarve në Gjirokastër, Hismet Shehaj me bashkëshorten kanë rrëfyer tmerrin që përjetuan. "I ra të fikët në një moment. Unë u ngrita, ai uli kokën dhe iku. Unë u morë me këtë (gruan) se i ra të fikët. Nuk e pamë, ishte djalë i gjatë, i hollë dhe me pantallona të shkurtra. Policia erdhi për 5 minuta" tha Laze Shehu.

E tronditur, e moshuara Luiza Shehaj tha se nëse do ia kishte kërkuar, do ia kishte dhënë vetë lekët hajdutit vetëm që ngjarja të mos ndodhte. "Me këtë që më ka bërë do ia kishë dhënë lekët vetë, nuk jam në gjendje të mbaj trupin. Unë shes lakra te tregu që paguaj qiranë, më vodhi edhe peshoren. 187 mijë lekë dhe peshoren. Kishte marrë lekët dhe erdhi te dollapi, ai më zuri për fyti, pandeha se ishte burri dhe bërtita, i thashë cfarë bën, ai iku sa u ngrit ky, mua më ra të fikët.

Recommended