Ora News - Gjirokastër, hajduti hyn nga dritarja e banjos, u grabit të moshuarve qiranë e shtëpisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Grabiten dy të moshuar që jetonin vetëm në Gjirokastër.

Ndërkohë kapet njëri autorët e ngjarjes. Ai është shtetasi me iniciale V.K 32-vjeçar banues në lagjen ?18 nëntori?.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit.

?Në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.? ? njofton policia.

Kanë qenë 2 grabitës të përfshirë në ngjarje, ku njëri ka hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati, ndërsa tjetri ka pritur jashtë.

32-vjeçari i ka mbajtur peng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa të jepnin të hollat që kërkonin.

Sipas dëshmisë së Laze Shehut 78 vjeç, grabitësi i ka keqtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mbysë nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur paratë.

Vetë i moshuari Laze Shehu arriti të gjente 180 mijë lekë të vjetra që ishte qiraja e banesës ku jetojnë dhe ia ka dhënë 32-vjeçarit.

Në këtë moment ai, i maskuar ka qëlluar me grushta dy pleqtë dhe është larguar duke sharë.

Menjëherë çifti i te moshuarve ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Vajzat e të moshuarve thonë për Ora News se bazuar te rrëfimi i prindërve, hajduti fillimisht kishte tentuar të futej brenda nga aneksi, por nuk arriti duke hyrë më pas nga dritarja e tualetit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/grabiten-dy-te-moshuar-ne-gjirokaster-hajdutet-u-marrin-qirane-e-shtepise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended