Report TV -Prokuroria apelon lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit: Rikthejeni në burg!

  • 4 years ago
24 orë pas vendimit për lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin duke kërkuar rikthimin në qeli të Endrit Dokles. Prokuroria kërkon që Apeli të rrëzojë kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle për lirimin me kusht (të cilën e pranoi shkalla e parë), si të pa bazuar në ligj dhe në prova. Dokles iu shua dënimi përjetë dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi 25 vite burg për anëtarin e bandës së Durrësit, ndërsa më pas u lirua me kusht.

Por cilat janë argumentet e prokurorisë që kërkon rikthimin e Dokles në burg? Prokuroria thotë se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm dhe aq më tepër përsëritës. "Vetëm në raste të jashtëzakonshme" vijon më tej prokuroria, i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur "Ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij". Por këto kushte nuk janë plotësuar.

Recommended