Ora News - Shullazi dënohet me 14 vite burg, 41 vite për shokët e bandës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin përfundimtar për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij.

Shullazi dënohet përfundimisht me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.

Ai është shpallur fajtor për shtrëngim dhe kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj.

Nga shtatë akuza të ngritura nga Prokuroria, Shullazi shpallet fajtor për tre akuza.

Në vendimin e gjykatës thuhet se të pandehurit nuk përfitojnë lirim me kusht.

Prokuroria kërkoi në total 64 vite burg për bandën e Shullazit, ndërsa për vetë kreun e saj u kërkuan 17 vite burg.

Ata do të kryejnë dënimin në një burgim të sigurisë së zakonshme, ndërsa masa e dënimit nis në momentin e arrestimit të tyre.

Dënimi për Emiljano Shullazin:

12 vjet për akuzën "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj"

10 vjet burg për "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim".

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka.

I pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij.

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku.

Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dosja-shullazi-avokatet-e-te-pandehurve-vijojne-mbrojtjen-te-krimet-e-renda

Recommended