Ora News - Ngacmoi seksualisht nxënësen 11-vjeçare, dënohet me 3.6 vite burg mësuesi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
"Më thoshte kur ta bëja me shenjë pse nuk dilje jashtë dhe më tha se po nuk dole më, do të të vë 4. Unë i marr vetë katrat dhe dhjetat e mia i thashë dhe pastaj më puthi dhe ika", tha vajza.

Një vit e gjysmë pas këtij denoncimi të guximshëm të një kësaj vajze para kameras së Ora News, ish mësuesi i saj Neshat Tepelena u dënua me burg.

Ai u shpall fajtor për ngacmim seksual dhe gjykata e Gjirokastrës vendosi që duhet të kalojë 3 vjet e gjysmë në qeli.

Sipas vendimit të shpallur këtë të premte nga Gjyqtari Albert Spiro, përllogaritja e dënimit fillon nga data e ndalimit më 28 prill 2018 dhe pjesën e mbetur ish mësuesi do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Skandali i ngacmimit seksual tashmë i provuar me vendim gjykate ka ndodhur në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës.

Pas guximit të 11 vjeçares, për të denoncuar fenomenin edhe të tjerë banorë të fshatit morën guximin për të akuzuar ish mësuesin se edhe më herët ishte përfshirë në ngacmim seksual.

Por rastet e së shkuarës ishin mbyllur vetëm me një vërejtje për mësuesin dhe skandalet ishin fshehur.

61-vjeçari nuk ishte në seancë në momentin e shpalljes së vendimit, pasi në qershor të vitit 2018, Gjykata e la atë në detyrim paraqitje.

Ndërsa pas këtij vendimi ai duhet të kthehet në burg për të vuajtur dënimin për ngacmim seksual.

LEXO: 61-vjeçari u lirua nga burgu në qershor të 2018. Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë, Prokuroria kërkoi burg pa afat deri në daljen e analizëve, por trupa gjykuese vendosi vetëm detyrim paraqitje për mësuesin.

Sipas banorëve të fshatit Kalasë, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ngacmoi-seksualisht-nxenesen-11-vjecare-denohet-me-35-vite-burg-mesuesi

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended