RTV Ora – Klemend Balili dënohet me 10 vite burg

  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 10 vite burg Klemend Balilin, i njohur edhe si "Eskobari i Ballkanit"

Për të u vendose dënimi me 15 vite për trafikim të narkotikëve, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi 5 vite ulje dënim.

Në seancën e sotme u lexua mbrojtja, ku avokati Theodhori Sollaku kërkoi pafajësi për Balilin.

Sipas avokatit akuzat ndaj Balilit janë të pabaza dhe nuk mbështeten në prova

Në total Prokuroria kërkoi 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Akuza- Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, ?Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal?, ?Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë? .

Konfiskim pasurisë-Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perfundon-seanca-klement-balilin-gjykata-terhiqet-vendim
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended