RTV Ora - Ish gjyqtari i Lartë dënohet me 9 muaj burg. Do pezullohet me 18 muaj shërbim prove

  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 9 muaj burg ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanzën, i akuzuar për falsifikim të formularëve dhe të dekriminalizimit.

Por gjykata vendosi që ky dënim të konvertohet në 18 muaj në Shërbim të Provës.

Vendimi u shpall në mesditë nga gjyqtari Ardian Kalia, ndërkohë që një seancë me parë prokurori Gentian Habazaj kërkoi nga gjykata dënimin e Thanzës me 1 vit e 6 muaj burg.

Vetë ish-gjyqtari i lartë ishte i pranishëm në gjykatë dhe në konkluzionet përfundimtare kërkoi pafajësi.

Ai argumentoi se vepra për të cilin gjykata e Pizës kishte vendosur në vitin 1999 një sanksion ndaj tij nuk quhet dënim dhe si rrjedhim ai nuk kishte detyrim ta deklaronte në formular.

Thanza u ndal edhe te vettingu duke deklaruar se rasti i tij u përdor nga ky Komision për të justifikuar reformën në drejtësi me argumentin se u kap një nga peshqit e mëdhenj.

Thanza iu referua edhe jurisprudencës italiane për të argumentuar se ne rastin konkret fakti nuk ekziston, ndërsa pohoi se nuk do të reshtë së luftuari për të gjetur drejtësi.

Por në vendimin përfundimtar, gjykata vlerësoi se akuza është e vërtetuar tej çdo dyshimi ndaj e shpalli të pandehurin fajtor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ish-gjyqtari-i-larte-denohet-me-9-muaj-burg-do-pezullohet-me-18-muaj-sherbim-prove

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended