Ja sa vite burg rrezikon Agim Kajmaku, Keti Banushi e ftuar në RTV Ora

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u shpall në kërkim ditën e sotme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Lidhur me këtë ngjarje, e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, gazetarja Keti Banushi tregoi se sa vite burg rrezikon Kajmaku.

Banushi tha se ish-kryebashkiaku i Vorës, në kuadër të ligjit të drekriminalizimit rrezikon deri në 4 vite burg.

Keti Banushi: Agim Kajmaku ka pretenduar se ai nuk ka qenë në dijeni të faktit që Prokuroria dhe Gjykata greke kishin marrë procedimin ndaj tij, por rezultoi e kundërta. Në vitin 2019 ai ka marrë edhe pafajësi. Pavarësisht kësaj, fakti që nuk e ka deklaruar kjo përbën vepër penale. Pozita e Kajmakut është rënduar më shumë pasi ndaj tij, Prokuroria ka ngritur edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ishte marrë vendimi për pezullimin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk dihet se çfarë vendimesh ka marrë Kajmaku, por kam mësuar që kanë lidhje me shkarkimin e dy nënkryetarëve të tij ditët e fundit dhe emërimin e shefit të kabinetit të tij, nën postin e zëvendës kryetarit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ja-sa-vite-burg-rrezikon-agim-kajmaku

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended