Report TV -E rëndë në Durrës/ Ngacmoi seksualisht një 8-vjeçare, arrestohet i riu

  • 5 years ago
Durrës-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arapaj, ku një vajzë 8 vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy të rinj, ku njëri prej tyre 16-vjeçari A.R është arrestuar ndërsa tjetri, 13-vjeç N.K po procedohet në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Arapaj. Dy të rinjtë e kanë çuar minorenen në katin e 4 të shkollës ku e kanë ngacmuar atë. Më pas ajo është gjendur nga mësuesit të cilët kanë njoftuar prindërit. Këta të fundit kanë denoncuar në polici dhe më pas ka ardhur edhe shoqërimi i dy të rinjve. Sipas policisë vajza i është nënshtruar vizitës mjekësore dhe ka rezultuar se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Prokuroria e Durrësit ku sqaron se çështja në fjalë është e regjistruar si ngjarje, ndërsa shton se me të miturën nuk është tentuar të kryhet vepra penale e ?Marrëdhënieve seksuale me të mitur?. Prokuroria sqaron se rasti bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur nuk duhet bërë publike.

Recommended