Ora News - Ndalimi i makinave 10-vjeçare, tregtarët protestojnë në Durrës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i qeverisë për të ndaluar importin e makinave me përdorim mbi 10-vjeçar pritet të sjellë përshkallëzim të protestave të tregtarëve që merren me këtë aktivitet. Një pjesë e tyre u mblodhën në Shën Vlash në Durrës, duke kërkuar rishikimin e vendimit nga ana e qeverisë, pasi mbeten pa punë rreth 50 mijë njerëz.

Tregtarët e makinave të përdorura kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të ndaluar në janar të vitit që vjen importin e automjeteve që kanë mbi 10 vjet përdorim.

Të mbledhur në Shën Vlash, ku ndodhet një prej tregjeve më të mëdha të këtyre makinave, ata thanë se vendimi prek direkt të ardhurat e më shumë se 50 mijë personave.

"Po ta llogarisësh në gjithë Shqipërinë mund të jenë 15 mijë vetë, shumëzo për 2,3 veta që i lajnë makinat, ishesin ose i pastrojnë", tha një tregtar makinash.

Qeveria e ka argumentuar këtë vendim si masë kundër ndotjes, por tregtarët thonë se lufta kundër këtij fenomeni duhet të nisë nga cilësia e naftës apo vendgrumbullimet e mbejteve të kthyera në plagë mjedisore.

Tregtarët i kërkojnë qeverisë të rishikojë këtë vendim ose në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

"Shumë shpejt ta anulojnë ose do të përplasen me ne", tha tregtari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndalimi-i-makinave-10-vjecare-tregtaret-protestojne-ne-durres
Recommended