Ora News - Durrës, arrestohet hajduti i makinave, vidhte një makinë gati çdo javë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36 vjeçar i cili akuzohet se është autori i 8 vjedhjeve të automjeteve brenda tre muajsh.

Në kuadër të operacionit të koduar "Ndjekja" janë arrestuar Elton Tafa 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale"Vjedhja".

Shtetasin Elton Tafa , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 16 muaj burg për veprën penale "Vjedhja".

Vjedhjet e makinave

Në ngarkim të shtetasit Elton Tafa është dokumentuar me prova shkencore si autor i dyshuar i 8 vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Durrësit gjatë muajve të fundit dhe konkretisht:

Më datë 25.09.2018, gjatë natës në fshatin Katund Sukth, dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz, i parkuar pranë banesës në pronësi të shtetasit A. M.

Më datë 01.10.2018, në lagjen nr .13 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz 280 në pronësi të shtetasit K.P.

Më datë 09.10.2018, në lagjen nr .7 Durrës dyshohet të ketë vjedhur automjetin tip Benz 200, në pronësi të shtetasit M.C.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/durres-arrestohet-hajduti-i-makinave-vidhte-nga-nje-makine-gati-cdo-jave
Recommended