Zbulohet hajduti i makinave luksoze, arrestohet pas gjysmë ore ndjekje me automjetin e vjedhur
  • 4 years ago
ELBASAN - Një 30-vjeçar nga Durrësi u arrestua nga policia në Elbasan, pasi akuzohet se vidhte makina luksoze në këtë qytet dhe i çonte në Durrës. I riu me inicialet A.P u vu në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit, ndërsa iu bllokua edhe makina ?Benz ML?, prodhim i fundit, me të cilën tentoi të largohej pasi e kishte vjedhur në Elbasan.

30-vjeçari rezulton të jetë sipas policisë, edhe autor i vjedhjes së një tjetër makinë në qytetin e Elbasanit në ditët e para të këtij viti.Policia mori njoftim se makina ?Benz ML? ishte vjedhur tek Ura e Shkumbinit, dhe më pas organizoi patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore duke u vënë në kërkim të makinës. Automjeti u konstatua që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t?u larguar në drejtim të Durrësit.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e automjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur.

30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë i tij.

Policia thotë se automjeti Benz ML u vodh në orët e mbrëmjes në lagjen ?Shënkoll?, dhe është në pronësi të një personi me inicialet E. Ç.
Recommended