Report TV -Arrestohet hajduti serial i shtëpive në Durrës
  • 5 years ago
DURRËS - Një 34-vjeçar u arrestua nga Policia për 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit. Në një operacion të koduar "Periferi" policia arrestoi D.T, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u arrestua në flagrancë gjatë natës në tentativë për të vjedhur një shtëpi, ku pas hetimeve rezultoi të kishte kryer 13 vjedhje banesash në Durrës përgjatë dy muajve. Ky operacion u zhvillua falë bashkëpunimit me qytetarët - thotë policia në një njoftim zyrtar.

31-vjeçari u arrestua dje në lagjen numër 15 në Durrës, në tentativë për të vjedhur një banesë, si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kishte vjedhur në një tjetër banesë , dy telefona celularë dhe vlera monetare.
Recommended