Ora News - Durres, arrestohet hajduti i argjendarise, vodhi 2 kg flori
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autori i grabitjes se një argjendari eshte arrestuar nga policia e Durresit. Ai ka marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në bulevard më datë 18.04.2018.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar" Argjendaria", operacion i ndjekur me metoda speciale ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

? Robert Hasmuça 22 vjeç, banues në Tiranë.

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg" të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë " në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-arrestohet-hajduti-i-argjendarise-vodhi-2-kg-flori
Recommended