Ora News - Arrestohet në Durrës, i dënuari për trafik heroine në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 53 vjeçar i dënuar nga Gjykata e Barit me 8 vjet burg për akuzën e organizatës kriminale me qëllim trafikun e heroinës është arrestuar në Durrës.

Policia e këtij qyteti informon arrestimin e Ferdinand Tare, i njohur dhe si Ferdinand Luka apo Alfred Daja.
Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale ?Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë?, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohet-ne-durres-i-denuari-trafik-heroine-ne-itali

Recommended