Ora News - Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali: Tre të arrestuar në Durrës për trafik droge
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

"Romano 2017? është operacioni policor ndërkombëtar i cili është kryer në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali.

Tre persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi janë në hetim për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Në Durrës janë arrestuar

Florenc Mema, 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Demokrat Çizmja, 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.

Luan Bodlli 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

?Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale ?Trafikim i lëndëve narotike?, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.?

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave "Detyrim paraqitjeje" dhe një "Arrest në shtëpi".

Në kërkim

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Operacioni është në vijim të operacioneve të përbashkëta që Policia e Shtetit zhvillon me homologët për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ana e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, FNSH-në dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interfocës italiane në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/renea-zbarkon-ne-shijak-3-te-arrestuar-deri-tani

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended