Ora News - Drogë nga Amerika e Jugut në Evropë: Dy të arrestuar në Shqipëri, do ekstradohen në Itali
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një operacion mes Shqipërisë dhe Italisë me skuadra të përbashkëta ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës duke çuar pas hekurave 16 persona. 14 janë arrestuar në Itali, ndërsa 2 në Shqipëri. Hetimet për zbulimin e këtij grupi kanë nisur në vitin 2018, për tu finalizuar mëngjesin e të mërkurës.

Një operacion antidroge është zhvilluar këtë të mërkurë mes autoriteteve shqiptare dhe autoriteteve italiane duke vënë në pranga 16 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se dy prej të arrestuarve shtetas shqiptare janë ndaluar në Tiranë.

Operacioni për goditjen e grupit kriminal që në fokus kishte trafikun e kokainës dhe heroinës ka nisur gjatë natës në Itali për të përfunduar me arrestimin e dy shqiptarëve në kryeqytet. Blutë e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Elison Hysenbelli dhe 28-vjeçarin Jurgen Duka, me qëllim ekstradimin drejt vendin fqinj për tu përballur me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike. Deri më tani janë lëshuar 20 urdhër-arreste në disa rajone të italisë veriore.

Hetimet për zbulimin e aktivitetit të këtij grupit kanë nisur dy vite më parë, pas sinjalizimeve nga autoritet kolumbiane.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/droge-nga-amerika-e-jugut-ne-evrope-arrestime-ne-shqiperi-dhe-itali/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended