Ora News - Drogë nga Amerika e Jugut në Evropë: Dy të arrestuar në Shqipëri, do ekstradohen në Itali
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e Shtetit dhe Policia Italiane kanë zhvilluar një operacion të përbashkët në fushën e trafikimit të drogës, dhe armëmbajtjes pa leje.

Deri më tani janë lëshuar 20 urdhër-arreste në Emilia Romagna, Lombardi, Liguria dhe Marche të Italisë.

Operacioni ?Riviera?, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin e Emilia Romagna në Itali.

Në vendin tonë u arrestuan dy shtetas shqiptarë, me qëllim ekstradimi në Itali.

?Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë Antimafia në Bolonja dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në vendin tonë, me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç?, informon policia.

Hetimet filluan në maj 2018 pas një raporti të dërguar në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve të Drogës nga policia kolumbiane.

Shkak u bë ardhja e një ?kimisti? kolumbian në Itali i cili do të duhej të binte dakord për mënyrën e mësimit e trafikimit të drogës që do të vinte nga Amerika e Jugut.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/droge-nga-amerika-e-jugut-ne-evrope-arrestime-ne-shqiperi-dhe-itali/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended