Ora News - "Lulet e pranverës" shkatërrojnë trafikun e drogës Shqipëri-Itali, arrestime në dy shtete
  • 5 years ago
#oranews #luletepranveres #droge

'Lulet e Pranverës" është operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për të shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. Prokuroria e Leces në Itali në kuadër të hetimeve të përbashkëta ka nxjerrë gjithsej 27 urdhërekzekutime nga të cilët 21 janë shqiptarë dhe 6 janë shtetas italianë.

Deri tani janë ekzekuar 20 urdhërarreste ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë.

Arrestimet ne Shqiperi- Nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm (12 shkurt 2019) është arritur të ekzekutohet urdhër arresti ndërkombëtar për 6 shtetas shqiptarë në Shqipëri. Ndërkohë 3 të tjerë, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe një italian, ndodhen në burg në Shqipëri.

Arrestimet në Itali - Në Itali janë arrestuar 10 persona nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa një shtetas shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas të tjerë.

Detajet e operacionit u njoftuan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico Calfiero De Raho së bashku me Prokurorin e Leçes dhe drejtuesit e lartë të Policisë Qëndrore Investigative kundër krimit të organizuar përmes një videokonference.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policia-shqiptare-dhe-guardia-di-finanza-operacion-antikanabis-6-te-arrestuar-emrat

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended