Çelet panairi i Pranverës në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Çelet në Korçë panairi i Pranverës, duke hapur kështu edhe sezonin e festave që kulmojnë me festivalin ndërkombëtar të Karnavaleve në datën 2 qershor.Drejtorja e Marrëdhënieve me Publikun në bashkinë e Korçës, Larisa Katundi, ka thënë se për herë të parë ky kalendar festiv çelet në pedonalen e qytetit me panairin e luleve.Përgjatë dy muajve, në Korçë do të ketë aktivitete të ndryshme festive, të listuara në kalendarin e festave.Nuk do të mungojnë koncertet në pikat kryesore të qytetit përfshi këtu edhe Pazarin e Vjetër, por edhe panairet të ndryshme të zejtarisë dhe prodhimeve artizanale dhe jovetëm.
Recommended