Dëborë në pranverë në Europë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Masa te ftohta ajri kane përfshirë të gjithë Europën në prag të sezonit veror, duke bërë që shumë vende të përballen me reshje shiu, e madje edhe stuhi dëbore.Më të papërgatitur dhe të befasuar nga kapricot e motit janë gjendur banoret ne ishullin e Korsikës, i vendosur mes Francës dhe Italisë. Edhe pse jemi në mesin e muajit maj, temperaturat atje janë ulur ndjeshëm. Reshjet e dëborës nisën mëngjesin e së mërkurës në qendër të Korsikës. Ajo ka bllokuar rrugët kryesore, e po ashtu ka patur edhe aksidente.Lartësia e dëborës arriti deri në 20 centimetra e autoritetet janë vënë në gatishmëri për pastrimin e akseve kryesore.Temperaturat shënuan më pak se 1 gradë, ndërsa sinoptikanët thane se pas dëborës do ketë reshje shiu.Edhe Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina janë përfshirë nga reshjet e pazakonta të dëborës në këtë stinë të vitit.Në Kroaci zona më e prekur është qyteti Sljeme në veri të Zagrebit.Edhe në Spanjë, Portugali e Qipro termometri do të shënojë ulje gjatë fundjavës, ndërsa reshje të dendura shiu do të përfshijnë Anglinë, Francën e Ballkanin.Temperaturat maksimale variojnë nga 11 deri 14 gradë gjatë ditës, e ky është një nivel shumë poshtë temperaturave sezonale, çka do të thotë që Europa po përballet me një verë të vonuar.

Recommended