Voskopoja e magjishme në mes të dëborës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qindra turistë kane vendosur që ta kalojnë fundjavën e fundit te dhjetorit në fshatin turistik të Voskopojës.Reshjet e dëborës dhe klima e ftohtë e bën fshatin turistik të juglindjes një nga destinacionet e preferuar për qytetarët.Por krahas klimës, vizitorët shprehen të mahnitur dhe nga vlerat e trashëgimisë kulturore që paraqet kjo zonë.Për banorët vendas, një nga elementët për rritjen e numrit të vizitorëve krahas bukurive të zonës mbetet dhe mikpritja.Voskopoja mbetet dhe një nga zonat e preferuar për kalimin e natës së ndërrimit të viteve. Qindra turistë shqiptarë e të huaj kanë vendosur që të festojnë në këtë zonë, ndërsa operatorët turistik njoftojnë se rezervimet janë mbyllur prej dy muajsh.
Recommended