4 të infektuar me COVID-19, mes tyre një grua shtatzënë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka shënuar sërish katër raste të reja me koronavirus, nga 246 teste të kryera. Në total, numri i të prekurve me koronavirus ka arritur ne 880.Ministria e Shëndetësisë deklaroi se rastet janë regjistruar në Berat dhe në Tiranë. Po ashtu, mes te infektuarve është edhe një grua shtatzënë.?Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. 78% e të prekurve janë shëruar. Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë.?Ndërkohë, janë shëruar 6 qytetarë. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.?Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.?Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 70Krujë 49Shkodër 16Kamëz 12Fier 5Berat 3Elbasan 2Kurbin 1Mirditë 1Durrës 1Korçë 1

Recommended