4 raste te reja me Covid-19, mes tyre 1 grua shtatzene

  • 4 years ago
Katër raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar këtë të mërkurë në vendin tonë. Bëhet fjalë për dy raste në Berat dhe dy raste në Tiranë.

Mes të infektuarve të rinj është edhe një grua shtatzënë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 880.

Situata epidemiologjike vijon të jetë e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se e kanë kaluar sëmundjen 6 pacientë. Kujtojmë që numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë e i rasteve aktive prej shumë ditësh.

Situatë e qëndrueshme vijon të jetë edhe në spitalet Covid pasi 21 pacientë janë të shtruar.

Fatkeqësisht betejën me sëmundjen e kanë humbur 31 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që me lehtësimin e masave të respektohet distancimi social dhe higjiena personale./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended