Reshje dëbore në pranverë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në disa qytete pranvera i ka dhënë shenjat e para, ne juglindje dhe verilindje dëbora është prezente. Bora ka mbuluar disa nga zonat më të larta në qarkun e Korces, mes të cilave edhe pikën turistike të Dardhës. Trashësia maksimale e borës ka arritur në 25 cm. Ndërkaq reshjet nuk kanë krijuar dëme në sektorin e bujqësisë, por sipas specialistëve në rast se do të ketë ulje të temperaturave, rrezikohen disa nga kulturat. Në verilindje, konkretisht Bulqiza e Peshkopia janë zbardhur mbrëmjen e së dielës nga bora. Trashësia e saj varion nga 5 deri në 15 centimetra në zonat malore. Fermerët thonë se reshjet e bores ne pranvere mund të shkaktojnë dëme sidomos në pemëtari.

Recommended