Kumbaro sjell “Engjejt e Pranveres”

  • 5 years ago
?Engjëjt e Amerikës? zbresin këtë fundjavë në skenën e Arturbina. Një nga kryeveprat shumëdimensionale të Tony Kushner, ku trajtohet dashuria, seksi, homoseksualiteti, feja dhe politika vjen me regji të Arben Kumbaros, i cili e sjell para publikut shqiptar si një apel për më shumë tolerancë.

"Shfaqja është njerëzore. Ka në sfond të saj homoseksualitetin, ai shërben për të folur për një filozofi shumë të rëndësishme për të ndryshmit nga ne dhe për intolerancën që është një nga problemet e shoqërisë shqiptare".

E guximshme dhe provokative, njëkohësisht me mesazhe reflektuese, kjo shfaqje sjell disa prej emrave më të njohur të teatrit si Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Ina Gjonçi etj.

"Kushdo ka të drejtë të jetojë si të dojë, nuk flas këtu vetëm për besimtarë të ndryshëm, homoseksualët, pikëpamje të ndryshme politike, një bashkëjetesë e përgjithshme. Gjëja më e rëndësishme është që të mos shkaktojmë dëm moral fizik psikologjik", thotë aktori Helidon Fino.

Premiera e ?Engjëjve të Amerikës? vjen për publikun këtë fundjavë në Arturbina, por ashtu si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të disa skenave dhe fjalorit nuk do të lejohet për minorenët.

Tv Klan

Recommended