RTV Ora – Kriza politike tremb turistët, anulohen turet e pranverës nga gjermanët dhe izraelitët
  • 5 years ago
#rtvora
Kriza politike dhe protestat që vazhdojnë prej disa javësh kanë shkaktuar anulim të disa tureve me turistë të huaj. Përfaqësuesi i Shoqatës së Turopetarovë sqaron se vetëm ditët e fundit ka pasur anulime në masë të grupeve që pritej të vinin gjatë javës së fundit të marsit dhe fillimit të prillit.Turistët nga Gjermania, Anglia, Izraeli e kanë anuluar ardhjen në Shqipëri të nga tensionet politike.

Tensionet politike dhe protestat kanë dhënë efektet e para në dëm të turizmit.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Turoperatorëve, Besnik Vathi, deklaron se vetëm gjatë javës së fundit ka pasur anulime në masë të grupeve me turistë nga Gjermania, Anglia apo Izraeli.

Besnik Vathi: Zhvillimi i protestave çdo javë duke u pasqyruar vazhdimisht në opinionin ndërkombëtar kanë filluar anulime. Sidomos për turet e pranverës ka pasur anulime izraelitësh, gjermanësh, anglezësh.Kanë filluar anulimet e para dhe nëse situata do të vazhdojë besoj që do të ketë më shumë anulime gjatë periudhës në vazhdim.

Vathi ngre shqetësimin se nëse një situatët e tillë do të vijojë do të dëmtojë rëndë edhe sezonin turistik të verës.

Aktualisht nuk është regjistruar anulim i rezevimeve paraprake për sezonin e verës pasi është bërë parapagesë.

Besnik Vathi: Për momentin janë rezervime të garantuara me parapagime dhe janë të pamundura për tu anuluar nga operatorët e huaj pasi kanë parapaguar. Vetëm një situatë jo normale, krize shumë e rëndë, mund të thyente kontratat.

Por një situatë e tillë duket se nuk ka pasur asnjë efekt te qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë për të cilët vijon të jetë i njëjti trend.

Gjatë 2018, ekonomia shqiptare përfitoi 1.85 mln euro vetëm si rezultat i turizmit.

Por edhe numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë ka qenë i konsiderueshëm, duke shpenzuar rreth 1.4 mld euro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kriza-politike-tremb-turistet-anulohen-turet-e-pranveres-nga-gjermanet-dhe-izraelitet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended