Report TV - Arrestohet super hajduti i makinave, autor i mbi 123 vjedhjeve
  • 6 years ago
Një 44- vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur 110 makina në Tiranë, 7 në vlorë, 17 në Durrës dhe 5 në Sarandë, si dhe në Itali, është arrestuar nga policia e Sarandës. 44- vjeçari Aleksandër Qarri është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.

Sipas bluve të Sarandës, 44- vjeçari ka kryer 5 thyerje mjetesh në qytetin bregdetar nga data 1- 17 dhjetor, në të cilat vidhte kryesisht kasetofonat dhe më pas i shiste në një servis në Tiranë.

Sipas policisë 44 vjeçari shkonte të shtunën në darkë, dilte nga hoteli pas orës 2 të mëngjesit, vidhte dhe më pas udhëtonte drejt Tiranës me autobus në orën 5 të mëngjesit.

Për 100 vjedhjet në Tiranë Qarri është dënuar në 2011, ndërsa për 17 vjedhjet në Durrës është dënuar në 2015.
Recommended