Ora News - Autor i 15 vjedhjeve me armë e eksploziv, arrestohet grabitësi i bankomatëve
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i akuzuar disa me vjedhje me dhunë, armë dhe eksploziv, të ndodhura më parë.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive në qarqet Tiranë, Durrës e Berat.

"Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre ngjarjeve të dokumentuara me prova të pakontestueshme.Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R. alias R. P., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?njoftoi policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 15.05.2020, në bazë të provave të siguruara nga puna profesionale dhe hetimore e strukturave të Policisë, i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëve (ATM).
.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/autor-i-15-vjedhjeve-me-arme-e-eksploziv-ne-tirane-durres-e-berat-arrestohet-grabitesi-i-bankomateve

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/HeLakgo-56c

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended