Arrestohet vrasësi me pagesë pjesë e ngjarjeve me eksploziv e armë zjarri në Kosovë

  • 3 years ago
Vrasësi me pagesë Dod Gjikolaj është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër falë operacionit ?Kalaja?.


Për të arrestuarin 41-vjecar është dhënë një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, për veprat penale ?Vrasje? dhe ?Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese?.

Ai është banues në Velipojë dhe dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar ?Kalaja?. Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar ?Kalaja? kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv. 41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ?Kalaja?. Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Policia#TopChannel

Recommended