Vrasësi në Bllok pjesë e ‘Beretave të Kuqe’, Hoxha: Në Tiranë do vijojë seriali

  • 6 years ago
Efektivi komando Merviol Bilo, që vrau mbrëmë truprojën e Ervis Martinajt sipas gazetarit të Report Tv Artan Hoxha është pjesë e ?beretave të kuqe?, njësisë elitë.

Bilo, sapo ka konstatuar se Gaxha ka armë, ka hapur zjarr ndaj tij. Por, një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Gjithashtu Hoxha theksoi se këta lloj njerëzish ?beretat e kuqe? nuk duhet të lihen rrugëve. ?Ne e dimë se çfarë i bënë kryeministrit serb, e vranë ?Beretat e Kuqe?, njësia elitë e forcave serbe? tha ai. Vrasja e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç në vitin 2003 nga ?Beretat e kuqe? tronditi botën.

Hoxha parashikon se ngjarja mbreme në Bllok është premisa e një seriali që mund të ndodhë më pas. ?Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është prishur? tha ai.

d.ba.

Recommended