Report TV - Artan Hoxha: Një nga personat që hapi zjarr te sherri në ish-Bllok është Komando

  • 6 years ago
Tiranë- Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.

Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim.

?Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjestar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Ai ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim sot është kërkim.

Recommended