Report TV - Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Tiranës liron Fabjol Alushin

  • 5 years ago
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ?detyrim paraqitje? për Fabjol Alushin, i cili u arrestua nga policia dy ditë më parë në një operacion sekret nga policia. Gjatë seancës së sotme, Prokuroria e Tiranës kërkoi masën "burg pa afat" por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtari i dosjes Artan Gjermeni.

I arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, Alushi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

42-vjeçari është mik me Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës dhe Merviol Bilon, komandon që vrau truprojën e Ervis Martinajt.

Sipas videos që Report Tv ka transmetuar ekskluzivisht (SHIKO KËTU) Alushi është i fundit që del nga grupi i Ervin Matës dhe nuk dallohet që të ketë armë në dorë.

Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve të Report Tv i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici Santiago, i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele.

Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në Bllok, Redi Popescu u la nga gjykata në masën ?arrest shtëpie? në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.

Recommended