Report TV - Vrasja në ish-bllok, gjykata-prokurorisë: 30 ditë kohë për prova, ose Martinaj lirohet

  • 6 years ago
TIRANË- Ndaj biznesmenit Ervis Martinaj nuk do të ketë një masë sigurie ?burg pa afat? dhe pse ndaj tij prokuroria ka 5 akuza mes tyre nga vrasja me paramendim deri tek pastrimi i parave apo organizimi i llotarive të palejuara.
Ishte gjyqtari Artan Gjermeni që rrëzoi dy provat e akuzës mes tyre atë të faktorëve plotësues të qitjes në duart e Martinit dhe atë të përgjimeve telefonike të cilat prokuroria këmbëngulte se i përkisnin biznesmenit dhe lidheshin me shkëmbimin e zjarrit të ndodhur më 4 tetor në lokal Monopol.

Nuk u gjetën gjurmë baruti tek Martinaj. Prokuroria gaboi kur tha që kishte gjurmë baruti në duar. Prokuroria bëri ekspertim të dytë dhe nuk gjeti gjurmë. Për bisedat nuk korrespondon numri me telefonin e Martinajt.

Artan Gjermeni, gjyqtar
Martini do të qëndrojë në burg deri më 4 dhjetor dhe nëse akuza nuk sjell prova të reja ai do të lirohet pasi sipas gjyqtarit ekspertiza për faktorët e qitjes dhe transkriptimi i mesazheve nuk janë të sakta.

Me argumentin se në duart e Martini nuk ka mbetje nitritesh dhe telefoni iphone x ka një tjetër numër i-meil nga ai i shkruar nga prokurorët gjykata ka dhënë vetëm 30 ditë afat prokurorisë të kryej një hetim të saktë ndryshe nga ai i paraqitur në kërkesën për gjykim.

E teksa të tre prokurorët ishin në sallë sic dhe shihni në këto pamje askush prej tyre nuk kundërshtoi vendimin e gjykatës dhe pse një ditë më parë pasi shpërndan për mediat kërkesën për gjykim cuditërisht kërkuan në sallë mediat të mos ishin të pranishme për shkak të sekretit hetimorë.

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në brendësi të lokalit Monopol nga shkëmbimi i zjarrit pas konfliktit të nisur mes grupit të Martinajt dhe grupit të Ervin Matës se dikush ngacmoi Elvana Gjatën mbeti viktimë Fabio Gaxha dhe u plagos vetë Martini dhe shoku i tij Elio Hoti. Aktualisht për këtë ngjarje janë 5 persona në kërkim nisur me Ervin Matën komandon Merviol Billo, Fabio Alushin, Aksel Boshnjakun dhe në kërkim policor vetë këngtarja Gjata.

Ditën e djeshme, Report Tv publikoi të plota dëshmitë e personave të përfshirë në vrasjen e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxhën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Recommended