Report Tv-Vrasja në Bllok, Ervis Martinaj përdori armë, u zhdukën dy pistoleta
  • 5 years ago
Report Tv zbardh dosjen hetimore për masakrën në lokalin ?Monopol? në ish-Bllok më datën 4 tetor ku viktimë mbeti Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Sipas prokurorisë, nga vendngjarja janë zhdukur dy pistoleta, të cilat ende nuk janë përcaktuar se kush I ka përdorur, por përdorja e tyre në ngjarje është e konfirmuar nga gëzhojat e gjetura. Brenda lokalit janë gjetur 13 gëzhoja të qëlluara nga 3 armë të ndryshme, një prej të cilave, ?Glock? me numër serie të fshirë që është gjetur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa 2 armët e tjera me të cilat është qëlluar, nuk janë gjetur dhe dyshohet se janë zhdukur nga personat e përfshirë në konflikt. E gjithë përplasja me armë ka ndodhur brenda një harku kohor prej 60 sekondash, ndërsa të përfshirë, sipas prokurorisë kanë qenë dy grupe të rinjsh pjesë e të cilave ishin edhe Marvjol Bilo, në kërkim si autor i vrasjes dhe dy plagosjeve, Fabian Gaxha, që mbeti viktimë, Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.
Recommended