Report Tv - Ervis Martinaj- shokëve: Ejani me armë në Bllok (Zbardhen bisedat telefonike)
  • 5 years ago
Deri më sot dinamika e masakrës në ish-Bllok ka qenë e ndërtuar mbi bazë të deklarimeve të pronarit të lokalit ?Monopol?, Redi Popeskut, e cili sipas prokurorisë nuk është e saktë. Tashmë në dosjen hetimore janë përfshirë edhe filmimet e kamerave të jashtme të sigurisë së lokalit dhe përgjimet telefonike të protagonistëve të përfshirë.

Nga kqyrja e kamerave dhe dëshmive rezulton se rreth orës 18:54, shtetasit Ervin Mata, Geldo Hoti, Fabio Allushi, Mevjol Bilo kanë hyrë brenda në ambientet e dyqan ?Monopol?. Rreth orës 20:37, nga dyqan ?Monopol?, ka dal shtetasi Ervin Mata, i cili është duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të shtetasit Redi Popescu, Ervini del jashtë për t?u takuar me të fejuarën e tij shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie.

Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personat që kanë qenë brenda tij kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga kamerat e subjektit ?KFC?.
Recommended