Ervis Martinaj dhe me pasaportë kosovare, Prokuroria i druhet largimit nëse lirohet nga burgu
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria kërkon në gjykatë "arrest me burg pa afat" për biznesmenin Ervis Martinaj pas provave të reja të gjetura për rolin e tij në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.

Kërkesa e organit të akuzës bazohet në dyshimet se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabion Gaxhaj dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se ekspertimi i kryer më 6 tetor ka gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë në duart e Ervis Martinajt. Po kështu prokuroria thotë se nga ekspertimi që i është bërë telefonit të Martinajt në Izrael janë zbardhur dhe bisedat e kryera prej tij natën e ngjarjes ku u kërkon personave të rrethit të tij shoqëror të marrin armët e të shkojnë tek lokali i Redi Popeskut në zonën e Bllokut pasi kishte një konflikt.

Kërkesa e Martinajt që njerëzit e tij të shkonin me armë tek vendi ku ndodhi ngjarja kishte ndodhur pas një takimi që ai kishte lënë me Ervin Matën. Nga ekspertimi i telefonit është zbuluar se natën e ngjarjes ora 21:17 minuta Martinaj ka komunikuar në ëhats app me personin e regjistruar me emrin Boli ku ka lënë vendin e takimit.

Sipas prokurorisë takimi i Martinajt me Matën nuk ka qenë rastësor.

Ndërkohë Prokuroria ka zgjeruar hetimet dhe për akuzën e pastrimit të parave. Nga aktet e procedimeve penale rezulton se prej 2009 ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është Cash dhe burimi i të ardhurave ishte i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohej me burimet e ligjshme që kishte ky shtetas.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ervis-martinaj-hetohet-dhe-pastrim-parash-ora-news-zbulon-transaksionet-dhe-pasurite-e-biznesmenit
Recommended