Vrasja në ish-bllok, lirohet Ervis Martinaj me 7 akuzat! Mjaftoi garancia 5 milionë lekë
  • 5 years ago
Pas shtatë muajsh në qeli lirohet nga burgu 302 në Tiranë Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua nga policia për masakrën e 4 tetorit 2018. Kujtojmë që Martinaj ishte personi i vetëm që qëndronte në qeli, pasi të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ishin liruar nga gjykata ose ishin shpallur në kërkim policor. Lirimi i Martinaj nga qelia është bërë ditën e djeshme nga gjykata e Tiranës, ku kërkesa e tij për lirim me kusht është pranuar nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili ka dhënë vendimin për lirimin e Martinaj në datën 2 maj 2019. Mësohet se Martinaj kërkesën e tij e ka shoqëruar me një sërë argumentesh por dhe duke ofruar si garanci pasurore, shumën prej 5 milion lekë të rinj. Tre prokuroret Anisa Qilimi, Artan Lulo, Kreshnik Ajazi kundërshtuan vendimin duke kërkuar që të mbetet në fuqi masa arrest me burg.

Avokati Marash Mirashi është shprehur se nuk ka asnjë provë që e lidh Martinajn me vrasjen në ish-Bllok. "Nuk ka asnjë provë që e lidh Martinajn me vrasjen në ish-Bllok. Nuk do i shmanget drejtësisë, hetimi pasuror mbetet i hapur'.

Kujtojmë që në muajin tetor dhe nëntor 2018 ndaj Ervis Martinaj janë vendosur dy masa sigurimi arrest në burg 30 ditor, por në datën 19 nëntorit 2018 gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga ?arrest në burg? 30 ditor në ?arrest në burg?.
Recommended