Përfundojnë hetimet për përplasjen në Bllok! Merren të pandehur Ervis Martinaj dhe Ervin Mata!

  • 4 years ago
TIRANE- Kur kanë kaluar gati 1 vit e 6 muaj nga ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në lokalin ?Monopol?, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj, prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të çojë këtë dosje për shqyrtim gjyqësor. Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ndaj Bilos është ngritur akuza e ?Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave? në dëm të Fabiol Gaxha, ?Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave? mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato. Hato, mori një plumb dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj në u plagos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është dhe ajo e ?Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake?.

Recommended